Vaksinimi kundër gripit sezonal fillon nga mesi i tetorit, këtë vit është marrë sasi më e madhe për 50 për qind

by admin
Spread the love

Ministria e Shëndetësisë informon se është furnizuar me sasi më të madhe të vaksinave kundër gripit sezonal për 50 për qind më shumë. Vaksinimi, siç paralajmërojnë, do të fillojë nga mesi i tetorit.

Nga Ministria informojnë se sot ministri i Shëndetësisë,  Fatmir Mexhiti, në kuadër të vizitës së tij në Nju Jork, u takua me përfaqësues të Grupit Punues të Shëndetit Global të përfaqësuar nga drejtori i Partneritetit për Iniciativat Ndërkombëtare të Vaksinave (PIVI) Xhozef Brezi dhe drejtori i Komunikimit dhe Zhvillimit, Amanda Bolster. Ministri Mexhiti falënderoi për bashkëpunimin e deritanishëm, duke theksuar rëndësinë e ndihmës dhe mbështetjes së dhënë për këtë vit, me 15 mijë doza të vaksinave Influenca. U shqyrtuan sfidat dhe prioritetet aktuale, me qëllim të përmirësimit të shërbimeve shëndetësore, për të cilat përfaqësuesit e PIVI shprehën gatishmërinë për mbështetje.

“Bashkëpunimi me PIVI fillon nga viti 2018/19 me nisjen e fushatës për vaksinimin falas të personave mbi 65 vjeç për gripin. Hapat e radhës që kemi përpara si pjesë e këtij bashkëpunimi janë zhvillimi i një programi Kombëtar për Vaksinimin e Gripit, rritja e numrit të të vaksinuarve që i përkasin grupeve të rrezikut, zhvillimi i një strategjie komunikimi që synon targetimin e këtyre grupeve të rrezikut dhe rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës dhe punonjësve shëndetësorë për vaksinimin kundër gripit”, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like