“Vajzat mund të vishen si të duan”/ Efi del kundër deklaratës së Ledionit

by admin
Spread the love

Një nga incidentet që u diskutua mbrëmjen e djeshme në “Prime” ishte edhe ai i Romeos ndaj Erjolës, i cili i hodhi banores pije në gjoks, veprim i cili është cilësuar seksist dhe ka prekur moderatoren.

Gjatë spektaklit, Ledioni duke komentuar këtë situatë përmendi veshjet e Erjolës, ku tha ajo ka marrë padrejtësisht komente negative, teksa u dha një mesazh edhe vajzave shqiptare të vishen si të duan, pa u ndjerë të paragjykuara. Mirëpo këtë deklaratë të Ledionit, duket se nuk e ka pritur mirë ish-finalistja e “Big Brother VIP”, Efi Dhedhes

Ajo ka ri-postuar një shkrim në InstaStory ku thuhet:

“Vishuni si te doni vajza… Jo mo joo Nuk ekziston kjo. Vajza vishuni sipas vendit dhe normave. Pike! Kurre skam qene dakort me këto opinione demek “moderne”

Veshja juaj eshte respekti qe keni ju per veten fillimisht, me pas ajo cfare kerkoni dhe prisni nga te tjeret.

Në zyren time, nuk lejoj nje vajze te me vije e veshur si për plazh… jo se paragjykoj, por eshte mungese respekti ndaj vendit ku po hyn (zyres/institucionit) dhe ndaj meje.

Vishuni duke ju pershtatur vendit dhe kultures së komunitetit PIKË”.

You may also like