Vajza e Lasgush Poradecit – Ilir Shaqirit: Po të ishte babai gjallë, do të puthte në ballë

by admin
Spread the love

Është zëri që jehon fuqishëm e depërton thellë në zemër, artisti që nuk njeh kohë, periudhë, që mbetet po ai, briliant dhe i pakrahasueshëm në interpretim, paraqitje, forcë të fjalës së thënë e të shkruar.

Ky është Ilir Shaqiri, ylli i skenës që koha po i jep vlera të reja për shkak të krijimrarisë së vjetër dhe kësaj që po vjen e prezantohet para publikut të gjërë, shkruan “Kosovarja”.

“…, hija ime nuk di dhunë,
di veç frymëzim lirie
dhe di punë, vetëm punë,
mund pafund për art magjie…”

Këto janë vargjet e poezisë me titull “Trashëgim” nga poeti i madh Lasgush Poradeci, që u bënë këngë me muzikë nga Naim Gjoshi, orkestrim nga Xhevdet Gashi dhe kënduar nga Ilir Shaqiri.

E bija e Poradecit, me të dëgjuar poezinë e babait të kthyer në nota e tinguj, ka reaguar me një mesazh në adresë të Ilir Shaqirit, duke i thënë se nëse babai i saj do të ishte gjallë, do ta puthte në ballë. /Kosovarja/


You may also like