Ushtruan dhunë gjatë ndeshjes Shqipëri-Poloni në stadiumin “Arena Kombëtare”, nën hetim gjashtë persona

by admin
Spread the love

Janë identifikuar gjashtë persona, të cilët gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit Shqipëri-Poloni në “Arena Kombëtare”, hodhën flakadanë në fushë dhe ushtruan dhunë.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet procedurale në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për shtetasit G. Ll., R. G., E. H., A. D., B. M. dhe G. Ç.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe shoqërimin e shtetasve të tjerë që kanë ushtruar veprime të kundërligjshme gjatë aktivitetit sportiv.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Top Channel

You may also like