Ushtria ukrainase: Shkatërruam 14 dronë rusë në disa rajone

by admin
Spread the love

Rusia ka sulmuar gjatë natës me 15 dronë Ukrainën, kryesisht në pjesën jugore të vendit, por mbrojtja ajrore ukrainase ka shkatërruar 14 prej tyre, sipas ushtrisë së tyre.

“Si rezultat i luftës ajrore, Forcat Ajrore të Ukrainës dhe forcat mbrojtëse kanë shkatërruar 14 dronë Shahed në rajonet e Mikolajivit, Hirovoradit, Zaporizhjës, Dnipros dhe Hmelnitskit”, thanë Forcat Ajrore ukrainase përmes një postimi në Telegram.

Sipas njoftimit, dronët u lëshuan nga brigjet lindore të Detit Azov në Rusi.  Rusia ende nuk ka komentuar për këto pretendime të Ukrainës.

Autoritetet ukrainase nuk kanë raportuar për dëme apo viktima.

Rusia nisi pushtimin e Ukrainës shkurtin e vitit të kaluar, ndërsa vazhdimisht sulmon me dronë Shahed, të cilët ndryshe njihen edhe si dronë kamikaz, të prodhimit iranian.


Top Channel

You may also like