ushtaraku kanadez i OKB, si çetnik në Bosnje – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ekziston gjithnjë dyshim se krimi i Srebrenicës, i cilësuar si “më rëndi në Europë pas Luftës së Dytë Botërore”, është njëherësh dhe një tradhëti e Perëndimit, pasi gjithnjë kujtohet se vrasja masakruese e 8 mijë meshkujve ndodhi nën hundën e paqeruajtësve hollandez.

Por se cili ishte qëndrimi i Kombeve të Bashkuara dhe komunitetit ndërkombëtar ndaj agresionit serb kundër Bosnjes dhe gjenocidit ndaj qytetarëve të saj, mbi të gjitha ndaj boshnjakëve, më së miri tregon fotografia e gjeneralit kanadez Lewis McKenzie, i cili me tre gishtat përshëndeet të pranishmit në të gjitha ngjarjet e tij në Kanada, ku gjenocidi në Kanada mohohet rregullisht, shkruan kështu Instituti Kanadez i Kërkimeve të Gjenocidit.

Lewis MacKenzie ka qenë komandant i sektorit të Sarajevës në kuadër të UNPROFOR-it në vitin 1992 dhe thuhet se simpatizoi dhe mbrojti hapur agresionin serb me në krye  Karaxhiç dhe Mladiç, nën inspirimin e Millosheviçit.

Ky gjeneral thuhet se vazhdoi rolin e tij të turpshëm edhe pas lufte, duke përhapur gënjeshtra dhe duke mohuar atë që ndodhi në Srebrenicë.

Në vitin 2006, Zyra e Prokurorit Kantonal në Sarajevë hapi një hetim ndaj tij me dyshimin se ai mori pjesë në përdhunimin e grave në kampin “Sonja” në Vogoshko.

Prokuroria në Sarajevë morri  dëshmitë e disa grave që konfirmuan se gjenerali kanadez erdhi në kamp, ​​ishte i pranishëm dhe përdhunoi vetë të burgosurat.

Instituti Kanadez i Kërkimeve të Gjenocidit u kërkoi autoriteteve kanadeze dhe Kombeve të Bashkuara dhe komunitetit ndërkombëtar që t’i heqin imunitetin dhe t’ia dorëzojnë autoriteteve të Bosnjës, por nuk morëm përgjigje.

Më rëndë akoma, institutit në fjalë iu bë presion që të hiqte dorë nga çdo aktivitet ndaj gjeneralit kanadez.

Ky institut thotë se një ofensivë e madhe e koalicionit anti-boshnjak në Amerikën e Veriut është duke u zhvilluar, e cila synon të mohojë të vërtetën për gjenocidin në Srebrenicë, të barazojë viktimat dhe kriminelët, dhe veçanërisht t’u tregojë subjekteve politike dhe akademike amerikane dhe kanadeze pamundësinë e funksionimit të shteti i Bosnjes.

Në këtë koalicion anti-boshnjak, përveç gjeneralit kanadez, janë veçanërisht aktivë edhe ish-kryeministri kanadez Brian Mulruni dhe bashkëshortja e tij Milica Malruni Pivniçki, mbajtëse e titullit Kalorës i pacifizmit Svetosava të diplomacisë serbe. /tesheshi.com/

You may also like