Uruguaianët mbajnë marshim para Kongresit për 50 vjetorin e krimeve të diktaturës (fotot)

by admin
Spread the love

Qindra njerëz ndezën mbrëmë qirinj në eventin jashtë Pallatit Legjislativ në kryeqytetin uruguaian Montevideo për të shënuar 50 vjetorin e grushtit të shtetit në 1973 që shënoi nisjen e diktaturës ushtarake 12-vjeçare.

Ceremonia solemne e heshtur u krye në shumë qytete të vendit në përkujtim të të zhdukurve të diktaturës siç zhvillohet tashme prej 28 vitesh në atë që njihet tashmë si ‘Marcha del Silencio’.

Marshimi i parë u zhvillua në 1996 në kujtim të politikanëve vendas Zelmar Michelini e Héctor Gutierrez Ruiz, që u ekzekutuan nga regjimi në 1976.

Gjatë viteve turma gjithnjë e më të mëdha kanë dalë në kujtesën e heshtur në qendrat e qyteteve me parullat “¿Donde están?”—ku janë të zhdukurit?=

Vitet e fundit ndërgjegjësimi për eventin është zgjeruar me më shumë njerëz që marrin pjesë në kujtimin e 12-viteve të terrorit shtetëror, torturës, burgosjeve politike, censurës dhe zhdukjes së të paktën 200 qytetarëve.

Përveç marshimeve në janar shoqata e të burgosurve politikë Crysol i bënte homazh fëmijëve të lindur në burgjet e diktaturës dhe diskriminimit të grave të burgosura.

Grushti i shtetit i verës 1973, në fakt nisi prej shkurtit 1973 me paktin ‘Boiso Lanza’ që i lejonte presidentit të qëndronte në pushtet duke transferuar fuqitë te ushtria.

Muzeumi uruguaian Museo de la Memoria mban instalacione të ndryshme që kujtojnë përvjetorin e solidaritetit dhe rezistencës.

Prej dekadash përpjekja kundër mos-ndëshkimit të krimeve të diktaturës është karakterizuar nga pengesa dhe avancime të vogla, teksa tani që shumë të mbijetuar ndërrojnë jetë, viktimat bëhen gjithnjë e më të pakta për të ngritur zërin e tyre, megjithë nevojën për të vërtetën dhe drejtësinë.


Top Channel

You may also like