Urinoi gjatë lojës së rezistencës, Teatri i Operas dhe Baletit “dënon” maestro Armaldon

by admin
Spread the love

“Vëllai i madh” i vendosi banorët në një sfidë të vështirë ditën e djeshme, që kishte të bënte me rezistencën e secilit prej tyre. Në oborr ishte vendosur një strukturë me 13 llamba, poshtë të cilave ndodheshin 13 butona.

Secili prej banorëve duhet të mbante shtypur butonin e tij për aq gjatë sa të mundej e në momentin që e lëshonte, skualifikohej nga loja dhe humbiste mundësinë për të fituar €2500. Lojen e fitoi Dea Mishel dhe Nita.

Por gjate lojes, banorët nuk mund të kryenin dot nevojat e tyre personale, ndaj Luizi dhe Maestro vendosën të uronin duke u mbuluar me batanije në oborr, pa hequr dorë nga loja.

Mirëpo kjo solli një revoltë tek një pjesë e banorëve dhe e publikut, të cilët e quajtën këtë veprim si një gjest të pahijshëm. Mesa duket të njëjtin mendim kanë ndarë edhe drejtuesit e Teatrit të operas dhe baletit. Pas gjestit të djeshëm të Maestros, u vu re se ata e hoqën nga ndjekësit në Instagram tenorin Armaldo.

You may also like