Urimi i veçantë i Unikkatilit për 14 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës – Shqip

by admin
Spread the love

22:49 | 17 Shkurt 2022

Nuk ka munguar edhe urimi nga reperi që jeton në New York.

Viktor Palokaj i njohur si Unikkatil e ka uruar ditëlindjen e 14 të Kosovës, shkruan lajmi.net.

Si çdo përvjetor, rep-artisti e ka uruar Kosovën për ditëlindje, ku kësaj radhe ka ndarë një postim në storien e tij në Instagram teksa identifikohen të gjitha Republikat Shqiptare.

LEXO EDHE ARTIKULLIN:

Donaldi i dedikon artin e tij pavarësisë së Kosovës, pikturon portretin e Adem Jasharit

“Urime Dardania”, ka shkruar Katili në mbishkrimin e postimit të fotografisë derisa në foto shihen harta dhe ndarja e Republikave Shqiptare. Republika e Sanxhakut, Malësia, Republika e Shqipërisë, Republika e Iliridës, Republika e Kosovës, Kosova Lindore janë të shënuar në hartë dhe poshtë tyre shihet Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Ndryshe, krahas reperit edhe shumë artistë tjerë uruan 14 vjet shtet të Kosovës. Theksojmë se, Kosova u shpall shtet në vitin 2008 me datën 17 shkurt./Shqip/

You may also like