Urimi i Ramës për Metën-Berishën-Bashën/ Kryeministri: Vetes s’i çoj kartolina

by admin
Spread the love

Një urim për vitin e ri Rama bëri për Presidentin Meta, kreun e opozitës, Lulzim Basha dhe ish-kryeministrin Berisha në konferencën e fundit për vitin 2021.

Rama tha politikisht iu uronte që të shkonin të tre në shtëpi ndërsa njerëzisht iu uronte shëndet në familje.

“Politikisht do ju uroja të shkojnë në shtëpi të tre. Do ishte shumë mirë për ta. Njerëzisht iu uroj të kenë shëndet në familje, në kuptimin që shëndetin ta ketë me vete për vete dhe familjen e tyre. Çfarë bëjnë me njëri-tjetrin është jashtë mundësive të mia për t’i ndihmuar. Po të ishte mundësia për ti ndihmuar do t’i çoja në shtëpi të tre”, tha Rama.

Ndërkohë sa i takon vetes Rama tha se kama nuk ka shkuar dita që t’i çojë kartolina vetes.

“Çfarë i uron Edi Rama- Edi Ramës. Nuk flas për veten ne vetë të tretë. Njëri thotë Presidenti i Republikës ka vendosur. Tjetri thotë Sali Berisha ka thënë. Kur e thotë Lulzim Basha ndajeni mendjen që është e vërteta. Kurse unë nuk flas në vetë të tretë për veten dhe akoma s’kam ardh në ditën që ti çoj kartolina vetes”, tha Rama./Opinion.al

You may also like