Urdhri i Putin për mobilizim/ Rusët kërkojnë të ikin, deri në 9200 euro bileta e avionit

by admin
Spread the love

Urdhri i presidentit rus Vladimir Putin për mobilizim të trupave, ka hasur në pengesa që kanë sjellë protesta të dhunshme.

Më shumë se 1000 qytetarët që dolën në protestë kundër mobilizimit raportohet se janë arrestuar tashmë

Ndërkohë shumë rusë ka nisur më ngut të presin bileta njëdrejtimëshe për t’u larguar nga vendi. Kjo ka sjellë një rritje të menjëhershme të biletave, pasi ka shqetësime se kufijtë e Rusisë mund të mbyllen shpejt, apo që Putin mund të shpallë mobilizim të plotë.

Një numër i madh i rusëve janë larguar nga vendi që kur Putin ka urdhëruar ushtrinë që të pushtojë Ukrainën gati shtatë muaj më parë.

Air Serbia, kompania e vetme evropiane, përveç Turkish Airlines, që realizon fluturime në Rusi, pavarësisht embargos së vënë nga Bashkimi Evropian, ka shitur biletat shpejt në destinacionin Moskë-Beograd.

Biletat për fluturimet prej Moskës drejt Stambollit dhe Dubait thuhet se janë shitur në deri 9.200 euro.

Edhe biletat për fluturimet drejt Turqisë, Gjeorgjisë dhe Armenisë, janë shitur po ashtu.Rusët mund të hyjnë në Serbi pa viza.

Beogradi nuk u është bashkuar sanksioneve të Perëndimit kundër Rusisë për luftën e nisur në Ukrainë. Vendet aleate si Bjellorusia dhe Kina, nuk kanë vënë po ashtu sanksione ndaj Rusisë.


Top Channel

You may also like