Uran Ismaili: Do të krijojmë rripin e gjelbër, nga rrethi me flamur në Gërmi

by admin
Spread the love

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga PDK-ja, Uran Ismaili ka thënë në një konferencë për mediw se në planin e tij për Prishtinën është edhe krijimi i një rripi të gjelbër që ndërlidh lagjet me hapësirat e gjelbëra ekzistuese me hapësirat që do t’i krijohen e të cilat do të mirëmbahen me sistem efiçient të ujitjes, raporton Ekonomia Online.

Ismaili ka
treguar se dizajnimi i rripit të gjelbër, përfshinë mobilerinë urbane,
ndriçimin, llojet e drunjve dhe të gjelbërimit që do të përdoren, duke krijuar
një tërësi që shtrihet nga rrethi me flamur e deri në parkun e Gërmisë.

“Gjatë krejt
kësaj kohe, bujtjeve e diskutimeve të shumta me qytetarët, në secilën lagje të
Prishtinës, kërkesa më e shpeshtë ka qenë krijimi i hapësirave të gjelbërta,
krijimi i mundësive për ecje (për nënat, fëmijët, të moshuarit), fitnes,
çiklizëm e lëvizje me trotinetë e mjete tjera të transportit që nuk përfshijnë
automjetet”.

“Unë e kam
përmendë një statistikë befasuese edhe në disa raste tjera – sot, vetëm 1% e
banorëve të Prishtinës përdorin biçikletat për transport, por 50% e tyre
shprehen të gatshëm me i përdorë ato – nëse kishin me pasë kushte e siguri.”

“Prandaj, sot
jemi në parkun Adem Demaçi për me zbuluar një komponentë të programit tim për
Prishtinën e Gjelbër, të cilën ne e kemi quajtur ‘Rripi i Gjelbër’”.

Sipas tij, ky projekt do të përfundojë më së largu deri në dhjetor të vitit 2024.

Fjalimi i plotë:

Të nderuar,

Faleminderit që
keni ardhë në këtë konferencë sot.

Siç e dini tashmë,
ndër kërkesat kryesore të qytetarëve të Prishtinës janë hapësirat e gjelbërta e
të pastërta në qytet, të cilat sot mungojnë.

Gjatë krejt kësaj
kohe, bujtjeve e diskutimeve të shumta me qytetarët, në secilën lagje të
Prishtinës, kërkesa më e shpeshtë ka qenë krijimi i hapësirave të gjelbërta,
krijimi i mundësive për ecje (për nënat, fëmijët, të moshuarit), fitnes, çiklizëm
e lëvizje me trotinetë e mjete tjera të transportit që nuk përfshijnë
automjetet.

Unë e kam përmendë
një statistikë befasuese edhe në disa raste tjera – sot, vetëm 1% e banorëve të
Prishtinës përdorin biçikletat për transport, por 50% e tyre shprehen të
gatshëm me i përdorë ato – nëse kishin me pasë kushte e siguri.

Prandaj, sot jemi
në parkun Adem Demaçi për me zbulu një komponentë të programit tim për Prishtinën
e Gjelbër, të cilën ne e kemi quajtur “Rripi i Gjelbër”.

Çfarë do të bëjmë?

Ne parashohim
krijimin e rripit të gjelbër të Prishtinës që ndërlidh lagjet me hapësirat e
gjelbëra ekzistuese, si dhe me ato hapësira që do t’i krijojmë, e të cilat do
të mirëmbahen me sistem efiçient të ujitjes.

Qysh do ta realizojmë këtë?

  • Dizajnimi i rripit të
    gjelbër, përfshirë mobilerinë urbane, ndriçimin, llojet e drunjve dhe të
    gjelbërimit që do të përdoren, duke krijuar një tërësi që shtrihet nga rrethi
    me flamur e deri në parkun e Gërmisë.
  • Natyrisht, kjo do të
    bëhet përmes investimeve infrastrukturore,
  • Ndërsa do të bëhet edhe
    lirimi i trotuareve të uzurpuara përgjatë linjës nëpër të cilën do të kalojë
    rripi i gjelbër,
  • Realizimi i sistemit
    efiçient të ujitjes

Deri kur do të përfundojë?

  • Krejt këto hapësira të
    gjelbra – aktuale dhe të reja – kanë me u ndërlidhë në Rripin e Gjelbër – i
    cili, po e përsëris nisë prej kësaj pjese dhe përfundon në Gërmi.
  • Rripi i Gjelbër ka me u
    përfundu në dhjetor 2024.

Këto janë disa
prej projekteve tona konkrete që e mbështesin vizionin tonë për një Prishtinë
të gjelbër – ku rritet cilësia e jetesës. Këto projekte janë të mendume
specifikisht për qytetarët e Prishtinës, kërkesat dhe nevojat e tyre të
përditshme. Ne po ju ofrojmë zgjidhje konkrete, të mendume, të matshme dhe të
realizueshme.

Në këtë vizion dhe plan – Prishtina na
Bashkon të gjithëve.

You may also like