“Uragani” Kejni është i pakënaqur, i kërkon ndihmë inteligjencës artificiale

by admin
Spread the love

Herri Kejn përmbylli fazën e parë ëndrrash me kampionët e Bajernit si debutues. Sulmuesi anglezë finalizojë 21 gola në Bundesligë, arritje historike pas 15 javësh, pa anashkaluar edhe 4 finalizimet në Ligën e Kampionëve.

Edhe pse 30-vjeçari ndodhet me pushime, “Amazon Prime” nuk e ka lënë të qetë, teksa Herri përveç klipit me rastin e festës së Krishtlindjeve, i ka kërkuar ndihmë inteligjencës artificiale (AI) rreth festimet të golave.

Mekanizmi i zhvillimit teknologjikë i ka propozuar disa stile të ndryshme si shkopi magjik, fshirja e këpucëve apo festimi si uragan, i cili kishte thuajse të njëjtat lëvizje si ajo e Kristiano Ronaldos. Mimika e anglezit vuri në pah se atij i pëlqyen, por nuk përzgjodhi mes tyre.

PANORAMASPORT.AL

You may also like