Uragani Idalia zhvendoset në Gjerogji, banorët paralajmërohen të marrin masa

by admin
Spread the love

Guvernatori i Gjeorgjisë u bëri thirrje njerëzve të jenë gati pasi uragani Idalia po zhvendoset atje.

Zyrtarët e Gjeorgjisë po qëndrojnë vigjilentë ndërsa uragani Idalia kalon në shtet.

“Është një stuhi e rrezikshme, njerëzit duhet të përgatiten, ata duhet të jenë gati kur të kalojë,” tha guvernatori i Xhorxhias, Brian Kemp në një konferencë shtypi në qendrën e operacioneve të urgjencës shtetërore në Atlanta të mërkurën.

Guvernatori tha se administrata e tij ka qenë në kontakt me Agjencinë Federale të Menaxhimit të Emergjencave përpara rënies në tokë.

Kemp tha se zyra e tij kishte raporte për rënie të pemëve dhe ndërprerje të energjisë në pjesën jugore të shtetit. Guvernatori tha gjithashtu se ekuipazhet po punonin për të pastruar bllokimet në Interstate 75 në Gjeorgjinë jugore.

Uragani Idalia goditi Floridaa, duke sjellë erëra prej 110 mph (175 km/h) dhe kushte potencialisht kërcënuese për jetën. Shumë rrugë u përmbytën ndërsa rreth 250 mijë banorë  mbetën pa energji elektrike.


Top Channel

You may also like