UQK, me Q të butë, “mbin” në disa shtëpi serbe në Suhodoll (VIDEO)

by admin
Spread the love

Tri shkronja të shkruara gabimisht për një akronim që është i dashur për shqiptarët (“UQK”), por më një “ç” tjetër të alfabetit, u vendos mistershëm, mëngjesin e së premtes, në katër shtëpi në Suhodoll të Lipjanit.

Të gjitha shtëpitë ishin të banuara me serbë, të cilët nuk e pritën mirë atë që panë, ani se thonë që nuk e dinë nëse kjo është punë provokimi apo inskenimi.

“Kjo është shtëpia ime. Isha në punë deri në ora 5 e 50 minuta, komshiu im më ka thirrë dhe më tha se është shkruar grafiti ‘UÇK’. Me profesion jam veterinar dhe shkoj edhe te shqiptarët që të shëroj shtazët, nuk kam armiq. A e kanë bërë këtë vetëm se jam serb, nuk e di dhe po e pyes edhe unë veten, por kjo është turp”.

Disa prej mbishkrimeve u lyen me ngjyrë, me urdhër të Komunës së Graçanicës, derisa të tjerat mbetën për më vonë.

You may also like