Upamecano mollë sherri, Salihamidzic: As që më plas çfarë thotë Matthaus!

by admin
Spread the love

Lothar Matthaus herë pas here shfaqet dhe kritikon Bayern Munich, klub me të cilin ai ka luajtur për 12 sezone. Legjenda gjermanë e futbollit, i cili ka fituar edhe “Topin e Artë”, këtë herë është kapur me mbrojtësin Dayot Upamecano.

“Upamecano duket se është i lëkundur. Ai duket si një mish i huaj te Bayern dhe është aty prej shtatë ose tetë muajsh. Sa kohë duhet t’i jepni atij? Ai nuk po bën mjaftueshëm”, ka thënë Matthaus.

Një përgjigje për fjalët e legjendës gjermane e ka kthyer drejtori sportiv i bavarezëve, Hasan Salihamidzic.

“Sigurisht Lothar duhet të thotë diçka. Sigurisht, ai është një ekspert. Nuk më intereson ccfarë thotë Lothar. Ne qëndrojmë pranë lojtarëve tanë dhe flasim me ta. Por as që më plas për ato që thotë Lothar”, ka deklaruar boshnjaku. / oversport.tv

Foto: FC Bayern Munchen Facebook

You may also like