Universiteti i Prishtinës ngrihet për 262 pozita në Webometric (VIDEO)

by admin
Spread the love

Universiteti i Prishtinës, është rankuar dukshëm më lartë në matjen e fundit botërore të Webometric.

Sipas rektorit, Qerim Qerimi, UP, ka regjistruar rritje prej 262 pozitash nga matja e korrikut, dhe për të arritur këtë është punuar në kthimin e mijëra citimeve të stafit, të cilët nuk kanë qenë të regjistruar me adresat e Universitetit të Prishtinës.

Universiteti “Hasan Prishtina” mbetet dukshëm më mirë se tjerat shqipfolëse, ku shumë nga incitucionet e arsimit të lartë pësuan rënie.

Rezultatet në rankimin e Ëebometrics ka qenë në mesin e pikave si arsye për shkarkimin e ish-rektorit të UP-së.

You may also like