United i kërkon ulje Bayernit, mesfushori ëndërron të mbetet pjesë e “Djajve të Kuq”

by admin
Spread the love

Marcel Sabitzer u transferua te Manchester United në merkaton e janarit nga Bayern Munich falë formulës së huazimit.

Deri më tani, austriaku është aktivizuar në tetë ndeshje të Premier League për skuadrën e drejtuar nga trajneri Erik ten Hag ndërsa ka treguar se mund të përshtatet me skemat e “Djajve të Kuq” duke ofruar më shumë “muskuj” në repartin e mesfushës.

Megjithatë, drejtuesit e Manchester United kërkojnë një skonto nga Bayern Munich pasi gjermanët për shërbimet e 29-vjeçarit kërkojnë të paktën 25 milionë paund. Vetë Sabitzer kërkon të qëndrojë në Premier League edhe sezonin e ardhshëm duke qenë se tek anglezët ka nisur të ndjehet sërish i rëndësishëm pasi tek Bayern po gjente shumë pak hapësira.

Megjithatë, rregullat e Fair Play-t financiar detyrojnë United të mendojë dy herë në lidhje me investimet e merkatos së radhës. Kujtojmë se në ndeshjen e fundit të Europa League të United ndaj Sevillas, Sabitzer shënoi dy gola në barazimin 2-2 të anglezëve.


Top Channel

You may also like