“United favorizon lojtarët anglezë”, ish-mbrojtësi kritika “Djajve të Kuq”: Të paktën Ten Hag ka karakter!

by admin
Spread the love

Eric Baily ka kritikuar së fundmi menaxhimin që Manchester United iu bën futbollistëve. Mbrojtësi që është ende në pronësinë e Djajve të Kuq, por që luan tek Marseille falë formulës së huazimit, së fundmi thekson se tek United favorizohen lojtarët e kombëtares së Anglisë dhe në këtë formë, pjesa tjetër e skuadrës humbet motivimin.

“Klubi duhet të shmangë favorizimin që i bëhen lojtarëve të kombëtares angleze dhe të gjithë të kenë shanse të barabarta. Në dhomat e zhveshjes, klubi duhet të inkurajojë një konkurrencë të ndershme sepse unë gjithnjë e kam pasur ndjesinë se një lojtar i kombëtares angleze diferencohej nga dikush tjetër.

Kjo nuk ndodh me Chelsean apo me një klub tjetër të madh në Premier League. Tek United disa lojtarë e marrin për të mirëqenë që do të luajnë titullarë dhe kjo e dobëson skuadrën. Por, për fat të mirë, trajneri Erik ten Hag ka shumë karakter dhe shpresoj që diçka e tillë të ndryshojë dinamikat në skuadër”, u shpreh Baily./ Super Sport


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like