United e sheh Kubon si zëvendësuesin e Antonys

by admin
Spread the love

Manchester United thuhet se ka dërguar skautët për të parë ish-sulmuesin e Real Madridit, Takefusa Kubo, teksa kërkojnë një zëvendësues të Antonys.

Sipas The Sun , skautët e United kanë qenë të pranishëm për të parë Kubo në ndeshjet e Real Sociedad shtatë herë këtë sezon, duke përfshirë në barazimin 0-0 kundër Real Betis fundjavën e kaluar, shkruan lajmi.net.

Klubi bask do të ishte i gatshëm të pranonte një ofertë prej 43 milion funte për Kubo, i cili u largua nga Real Madridi në verë pasi dështoi të depërtonte në skuadrën e Carlo Ancelottit.

Raporti shton se Ten Hag është i etur për të zëvendësuar Antony pas paraqitjeve të dobëta të sulmuesit në United.

Që kur u transferua në “Old Trafford” nga Ajax në shtator 2022, braziliani ka arritur të regjistrojë vetëm tetë gola dhe tre asistime në 62 paraqitje. /Lajmi.net/

 

 

You may also like