Unioni i Shoqatave Bjeshkatare kërkon largimin e kryqeve të vendosur nëpër male

by admin
Spread the love

Kryesia e Unionit të Shoqatave Bjeshkatare në mbledhjen e mbajtur gjatë ditës së sotme ka njoftuar se një ndër pikat të cilat e kanë diskutuar është edhe ajo e vendosjes së kryqeve nëpër malet. Ata vlerësojnë se një gjë e tillë nuk është e nevojshme.

U bisedua për një dukuri të pahijshme, që po vërehet gjatë ecjeve nëpër male, ate të vendosjes së kryqave nëpër maje dhe emërtimi i majeve, rasti më i freskët është në Parkun Nacional të Malit Sharr, diku në rajonin ndërmjet Majes Rudoka dhe Taumës së Madhe, është vendosur kryqi dhe është emërtuar maja me emrin Maja e Petrovit. Me këtë rast reagojmë ndaj kësaj dukurie dhe kërkojmë nga institucionet përkatëse, ti marin të gjitha masat në pajtueshmëri me ligjet, MENJËHER ti largojn kryqat e vendosur çdo kund nëpër male dhe personat e papërgjegjshëm që i kan vendosur të marin denimin e merituar. Jemi për ruajtje të ambientit, respekt ndër fetar dhe tolerancë ndër njerzore e JO urejtje dhe shovenizëm”, thuhet në reagimin e Unionit të Shoqatave Bjeshkatare.

Gjithashtu ata kanë njoftuar se  nën udhëheqjen e z.Fari Rexhepi – kryetar i Unionit, anëtarët e kryesisë u informuan për punët e realizuara nga mbajtja e Kuvendit themelues, që u mbajt me 17 Qershor e deri më sot, dhe në veçanti u informuan në detaje për procedurën e jetësimit të Vendimit të Kuvendit, përkatësisht regjistrimit të Unionit, ku u tha se pas kërkesës së parashtruar në Regjistrin Qendror të RMV, me datë 01 Gusht është pranuar përgjigje pozitive se prej kësaj date Unioni i Shoqatave Bjeshkatare është subjekt i regjistruar në Regjistrin Qendror të RMV, dhe me këtë rast njoftohen Shoqatat bjeshkatare se dyert e Unionit janë të hapura për të gjitha shoqatat / klubet bjeshkatare për tu anëtarsuar në Unionin e Shoqatave Bjeshkatare.

MARKETING




You may also like