Unë vuaj me ju – Shqip

by admin
Spread the love

“Unë jam këtu me ju dhe vuaj për ju dhe me ju,” u tha Papa Françeskut njerëzve në Sudanin e Jugut, duke u takuar me ata të zhvendosur nga dhuna në një nga krizat më të rënda të refugjatëve në botë.

Në takimin me të zhvendosurit në Juba, Papës iu bashkuan Justin Welby, kryeprifti i Kishës së Anglisë dhe Iain Greenshields, kreu i Kishës së Skocisë.

“Ne do të dëshironim t’i japim krahë shpresës suaj,” tha Françesku.

Ai iu drejtua disa qindra burrave, grave dhe fëmijëve në një tendë të madhe.

OKB vlerëson se më shumë se 2 milionë njerëz janë të zhvendosur në Sudanin e Jugut, pavarësisht një paqeje të brishtë pas viteve të luftës civile.

2.3 milionë të tjerë ikën në vendet fqinje.

Ndërkohë, Sudani i Jugut ka pranuar rreth 300 mijë refugjatë, shumica e të cilëve vijnë nga Sudani.

Kombet e Bashkuara e renditin krizën e refugjatëve si më të madhen në Afrikë dhe të tretën më të madhe në botë, dhe gratë dhe fëmijët janë më të prekurit.

Ka shtatë kampe pritjeje për personat e zhvendosur të krijuar nga OKB që nga viti 2013.

Më i madhi, Bentiu në veri të vendit, ishte shtëpia e 120,000 refugjatëve në vitin 2022, me numrin në rritje për shkak të përmbytjeve në të gjithë vendin.

Kushtet në përkeqësim

Kushtet e jetesës atje janë përkeqësuar, me mungesë të ujit të pijshëm.

Shumë fëmijë janë të kequshqyer dhe malaria dhe kolera po përhapen.

“Kam frikë se si do të jetë jeta ime dhe e fëmijëve të tjerë në të ardhmen,” tha Joseph Lat Gatmai, 16 vjeç, i cili jeton në Bentiu.

Johnson Juma Alex,14 vjeç, i tha Papës se gjithçka në kamp është e ngushtë dhe e mbipopulluar.

“Nuk ka ku të luash futboll. Shumë fëmijë nuk shkojnë në shkollë sepse nuk ka mësues apo shkolla të mjaftueshme për të gjithë.”

Franckesku bën thirrje për t’i dhënë fund dhunës dhe thekson se gratë kanë nevojë për mbrojtje të veçantë. “Nënat, gratë janë çelësi i transformimit të vendit”, tha ai. /tesheshi.com/

You may also like