Unë s’kom kurgjo me thanë, kanë folë studentet dhe aktivistet boll – Shqip

by admin
Spread the love

Aktivisti Rron Gjinovci, i cili u arrestua sot gjatë protestës para Rektoratit të Universititit të Prishtinës, ka njoftuar se është liruar.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gjinovci ka thënë se është koha të dëgjohen storiet e studenteve dhe aktivistëve.

“Të dashtun, jom liru, jom tu shku në zyre. Unë s’kom kurgjo me thanë, kanë folë studentet dhe aktivistet boll, ndëgjojini ato. Është koha me i ndëgju storjet e studenteve dhe kërkesat e aktivisteve që po e organizojnë protestën, e na tjert me u solidarizu me to”, ka shkruar Gjinovci.

Ndryshe, studentë e aktivistë bashkë të prirë nga Lëvizja Feministe Studentore, kanë protestuar të mërkurën para Rektoratit të UP-së duke kërkuar shkarkimin e profesorit Xhevat Krasniqi.

You may also like