Unë personalisht do të inicioj mbikqyrje inspektuese edhe për dyshimin më të vogël të dëmtimit të pacientit – Shqip

by admin
Spread the love

Personalisht do të inicioj mbikëqyrje inspektuese për çdo rast për të cilin ekziston edhe dyshimi më i vogël për dëmtim të pacientëve, tha Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti në takimin e sotëm të punës me Drejtoreshën e Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor Renata Mladenovska.

Në takimin, i cili u mbajt me iniciativë të ministrit të Shëndetësisë, Mexhiti, u diskutua edhe për zhvillimet aktuale në kujdesin shëndetësor, për të cilat Ministria e Shëndetësisë inicioi një inspektim të jashtëzakonshëm.

“Ministria e Shëndetësisë është vigjilente në monitorimin e punës së të gjitha institucioneve të shëndetit publik dhe është në koordinim të vazhdueshëm me strukturat drejtuese. Nuk do të lejojmë që rastet të mbesin të pazgjidhura, duhet të ketë llogaridhënie kur bëhet fjalë për shëndetin e qytetarëve. Kudo që lind një dilemë në se kujdesi i duhur shëndetësor u ofrohet pacientëve dhe nëse ata kanë marrë trajtimin e duhur, ne do të fillojmë mbikqyrjen në terren,” – potencoi Mexhiti.

Ministri i Shëndetësisë Mexhiti theksoi se roli i ISHSSH-së në sistemin shëndetësor është i madh dhe se ky institucion duhet të zbatojë seriozisht punën e tij dhe të raportojë në mënyrë transparente, sepse besimi i pacientëve në shëndetin publik varet kryesisht nga ai.

“Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor është vazhdimisht në terren dhe mbikëqyr

përmes inspektimeve të rregullta, të jashtëzakonshme dhe të mbikëqyrura në të gjitha objektet e kujdesit shëndetësor. Ne jemi të fokusuar në ofrimin e kujdesit shëndetësor cilësor dhe ushtrimin e të drejtave të pacientëve. Ne veprojmë në mënyrë të përshtatshme për çdo ankesë ose urdhër të marrë nga Ministria e Shëndetësisë ” – shpjegoi Mladenovska.

Gjatë takimit, Drejtoresha e ISHSSH-së informoi edhe për inspektimin e jashtëzakonshëm të kryer në lidhje me rastin e një foshnje të vdekur në SK Manastir, për të cilin tha se ka përfunduar dhe se rezultatet që do të shpallen në detaje nga ISHSSH-ja priten së shpejti. Ajo theksoi se do të vazhdojë të punojë me zell, në mënyrë që institucioni që ajo menaxhon të veprojë në kohën e duhur dhe të azhurnuar.

You may also like