Unë kam paratë e mia dhe nuk i fitova prej Ronaldos – Shqip

by admin
Spread the love

17:31 | 1 Mars 2022

Georgina Rodriguez ka pranuar se të jesh e dashura e Cristiano Ronaldos ka shumë përfitime, por ajo këmbëngul se janë meritat e saj dhe se paratë në bankë janë të vetat.

Zeshkanja bukuroshe rrëfeu gjithashtu se kishte miliona dollarë në bankë teksa u përgjigj kritikëve duke pohuar: Jam krenare për mënyrën se si po e menaxhoj karrierën time, transmeton lajmi.net.

Georgina këtë e shprehu në një intervistë për revistën Forbes Spain.

“Jam krenare se si e kam menaxhuar karrierën time. Jam e lumtur që jam partnerja e Cristiano Ronaldos, jam plotësisht e dashuruar me të dhe ndihem shumë me fat. Jam e vetëdijshme se të qenit e dashura e tij më ofron shumë mundësi, por kam punuar dhe ndërtuar atë që kam në bankë”, deklaroi ajo për “Forbes Spain”, raporton DailyMail.

“Është e vërtetë që gjërat kanë shkuar mirë për mua vitet e fundit, por gjithashtu kam punuar shumë dhe kam ditur të përdor kohën time dhe rrjetet sociale. Ndonjëherë më quajnë partnerja e Ronaldos në një mënyrë ulëse, por kjo nuk më lëndon. Jam e kënaqur që jam partnerja e tij, jam plotësisht e dashuruar me të dhe rrjedhimisht ndihem shumë me fat”, ka shtuar gjithashtu ajo.

Bukuroshja argjentinase aktualisht është shtatëzënë me binjakë, një djalë dhe një vajzë, me partnerin e saj futbollist Cristiano Ronaldo./Shqip/

You may also like