Unë isha e fortë, burri e lëshoi veten dhe qante

by admin
Spread the love

Zamira Kita është një nga aktoret më të njohura në Shqipëri, të cilën e gjejmë më shumë në skenë duke aktruar, sesa në ekranet televizive.

Mirëpo, edhe pse shfaqet rrallëherë në media, Zamira përpiqet të jetë tejet e rezervuar sa i përket jetës së saj private.

Mëngjesin e kësaj të enjteje, ajo ishte një nga telefonueset e radhës në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, ku ka rrëfyer për herë të parë për historinë e vajzës së saj, e cila ka pasur probleme shëndetësore që e vogël.

Ndërsa fliste për temën e emisionit, se pse fëmijët janë më të prirur për të kërkuar gjithnjë nënën dhe jo babain, Zamira tregoi edhe rastin e saj konkret me vajzën.

Vajza është e lidhur me mua që e vogël, shumë e vogël. Për shkak të problemeve shëndetësore që ajo ka pasur që e vogël, unë kam qenë shumë më pranë saj sepse çdo familje ka ato arsyet e veta që ndërtohet marrëdhënia prind-fëmijë me nënën apo me babain. Nuk do të thotë  që… për shembull kur vajza ime ka pasur një problem shumë të rëndë shëndetësor, unë kam qenë shumë pranë saj dhe më e fortë. Në momentin kur na është dhënë jo i mirë, babai ka qarë, domethënë lotët kanë dalë prej tij dhe e ka lëshuar veten totalisht, ndërkohë që unë isha bërë  në atë moment e fortë, unë s’jam aspak e fortë”– tregoi Zamira Kita për emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan.

You may also like