Ulet numri i vdekjeve dhe riinfektimeve nga Kovid-19

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Nëpër kovid qendrat spitalore  po kurohen 427 persona, ndërsa për një javë është ulur numri i vdekjeve dhe riinfektimeve ndaj kovid-19. Kështu tregojnë analizat e Institutit të Shëndetit Publik, të cilët informojnë se në periudhën prej 06 deri më 12 dhjetor, për shkak të komplikimeve të koronavirusit kanë humbur jetën 66 persona në 20 qytetet të vendit, shifër kjo prej 2.9 për qind më pak se javën e kaluar.

Intiuti i Shëndetit Publik

“Pjesa më e madhe e tyre, 26 gjithsej janë nga qyteti i Shkupit. Ndërkaq në bazë të moshës, 58 prej tyre, janë rreth moshës 60 vjeçare, ndërsa janë regjistruar persona të vdekur edhe tek grupmosha 50-59 dhe 40-49 vjeçare”

Gjatë javës së kaluar gjithsej 26 persona janë riinfektuar me kovid-19, me një zvoglim prej 35 për qind në dallim nga java e kaluar. Duke përfshirë 12 dhjetorin, janë regjistruar total 980 riinfektime, prej të cilëve dy janë riinfektime të dyta.

Në periudhën e njëjtë kohore kanë rezultuar 2.090 raste të reja pozitive në 34 qytetet të vednit më një zvogëlim prej 8.1 për qind në krahasim me javën që lam pas. Ndërsa, numri më i madhë i tyre është regjistruar në Shkup, respektivisht 49 për qind.


You may also like