Ulet ndjeshëm çmimi i dizelit në Maqedoninë e Veriut, benzina nuk ndryshon – Shqip

by admin
Spread the love

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,08 % në raport me vendimin e datës 30.1.2023.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 1,648 %, te nafta për 4,145 %, te vaji ekstra i lehtë për 4,165 % dhe te mazuti për 0,451% . Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilës janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 0,131%.

Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 2,50 den/l, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) ulet për 2,00 den/l.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 si dhe të Mazutit M-1 SU nuk ndryshojnë.

Nga data 2.2.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 84,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 86,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 82,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 80,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 41,346 (denarë/kilogram)

Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 30.1.2023. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.

TI RAPORTON!

You may also like