UKRAINË – Zelensky viziton qytetin e rrethuar nga trupat ruse Avdiivka

by admin
Spread the love



KIEV, 29 dhjetor /ATSH-DPA/  Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka vizituar qytetin e vijës së parë të frontit të luftës, Avdiivka në rajonin e Donetskut, i cili është gjysmë i rrethuar nga trupat ruse.

Kreu i shtetit qëndroi në hyrje të qytetit industrial, i cili ishte zbukuruar me flamuj ukrainas. Ai shoqërohej nga kreu i zyrës së tij presidenciale Andrii Yermak.

Zelensky nderoi disa ushtarë me medalje dhe përcolli urimet e tij më të mira për Krishtlindje dhe Vitin e Ri.

Në fillim të tetorit, ushtria ruse nisi një ofensivë të re për të marrë kontrollin e Avdiivka.

Qyteti i shkatërruar rëndë tani është i arritshëm vetëm nëpërmjet një rruge përmes një korridori të ngushtë rreth 7 kilometra të gjerë. Zelensky e vizitoi qytetin për herë të fundit në prill.

Ukraina ka më shumë se 22 muaj që po i shmanget një pushtimi rus në shkallë të plotë. Rreth gjysma e rajonit të Donetskut është nën kontrollin rus.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakKOPENHAGË – Danimarka mbështet aleancën ushtarake në Detin e Kuq


You may also like