UKRAINË- Zelensky: Trupat ruse vrasës dhe dhunues të civilëve të pafajshëm

by admin
Spread the love

KIEV, 4 prill /ATSH-ANSA/- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i quajti trupat ruse “vrasës, torturues, përdhunues, grabitës” pasi dhjetëra trupa u gjetën pranë Kievit, duke shkaktuar zemërim global dhe shtytje për sanksione më të ashpra ndaj Moskës zyrtare.

Autoritetet lokale  sipas mediave u detyruan të hapnin varre masive për të varrosur të vdekurit që u grumbulluan nëpër rrugë, duke përfshirë disa të gjetur me duart e lidhura pas shpine, në skena që shkaktuan valë tronditëse në kryeqytetet ndërkombëtare më shumë se një muaj pas pushtimit të Rusisë.

Pavarësisht mohimeve ruse të përgjegjësisë, udhëheqësit perëndimorë, NATO-s dhe Kombeve të Bashkuara dënuan njëzëri tmerrin ndaj raportimeve për vrasjet e civilëve në Bucha, në veriperëndim të Kievit.

Zelensky ishte i pamëshirshëm në video-mesazhin e tij të natës, duke paralajmëruar se “e keqja e përqendruar ka ardhur në tokën tonë”.

Ai i përshkroi trupat ruse si “vrasës, torturues, përdhunues, grabitës, dhe që meritojnë vdekjen vetëm pas asaj që bënë me njerëzit e pafajshëm”.

“Unë dua që çdo nënë e çdo ushtari rus të shohë trupat e njerëzve të vrarë në Bucha, në Irpin, në Hostomel”, shtoi Zelensky.

Kryebashkiaku i Buçës, Anatoli Fedoruk, deklaroi se ‘’280 trupa u vendosën në varre masive sepse ishte e pamundur t’i varroseshin në varreza të zakonshme’’.  /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like