UKRAINË – Zelensky: Forcat ukrainase rimorën nën kontroll mbi 30 vendbanime në Kharkiv

by admin
Spread the love

KIEV, 10 shtator /ATSH-AA/ – Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky njoftoi sot se forcat ukrainase kanë rimarrë nën kontroll mbi 30 vendbanime në rajonin Kharkiv, në lindje të vendit.

Në një deklaratë në media sociale, Zelensky tha se ushtria, shërbimi i inteligjencës dhe sigurisë ukrainase vazhdojnë me sukses veprimet aktive në drejtime të ndryshme operacionale.

“Forcat e armatosura ukrainase kanë çliruar dhe kanë rimarrë nën kontroll mbi 30 vendbanime në rajonin Kharkivit”, tha ai. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakPRAGË – Ministrat e BE-së diskutojnë rregullat e ardhshme të buxhetit

You may also like