UKRAINE – Zbulohen kampe torture në Kharkiv-in e çliruar

by admin
Spread the love

KHARKIV, 3 janar /ATSH-DPA/ – Autoritetet lokale ukrainase deklaruan se kishin zbuluar 25 kampe torture në zonën përreth qytetit lindor të Ukrainës, Kharkiv, që nga çlirimi i tij nga pushtimi rus.

”Në këto kampe, trupat ruse ndaluan dhe torturuan civilë në kushte çnjerëzore. Disa nga të burgosurit i ishin nënshtruar goditjeve elektrike dhe të tjerët kishin thyer gishtat”, deklaroi shefi i policisë rajonale Volodymyr Timoshko.
.
Zona përreth Kharkiv është pushtuar nga trupat ruse për muaj të tërë. Ata u tërhoqën vetëm në fillim të shtatorit pas një kundërsulmi ukrainas.

Që atëherë, në rajonin e çliruar janë zbuluar 920 trupa civilë, përfshirë 25 fëmijë, shtoi Timoshko. Ata u vranë nga ushtarët rusë, tha ai.

Sipas hetimeve nga autoritetet ukrainase, forcat ruse kanë kryer krime lufte edhe në territore të tjera të pushtuara. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakRama: Lungomare e re e Durrësit, do t’i japë një vlerë të re krejt zonës bregdetare

You may also like