UKRAINË –Shpërthime të reja raportohen përreth centralit bërthamor të Zaporizhias

by admin
Spread the love

KIEV, 15 gusht /ATSH-DPA/ –  Shpërthime të reja janë dëgjuar përreth centralit bërthamor të Zaporizhias të pushtuar nga forcat ruse në Ukrainën jugore.

Vladimir Rogov, përfaqësues i autoriteteve pushtuese ruse në zonë, tha sot përmes rrjetit social  “Telegram” se zona të caktuara përreth centralit më të madh bërthamor të Eurpopës në qytetin e Enerhodarit janë bombarduar edhe 25 herë nga predhat e artilerisë së rëndë.

Sipas Dmytro Orlov, kryebashkiaku ukrainas, i cili u largua nga Enerhodari pasi forcat ruse pushtuan zonën disa muaj më parë, u shpreh se shpërthimet mund të dëgjoheshin edhe në qytet.

Ukraina akuzon Rusinë për “terror bërthamor” për shkak të bombardimit të zonës në dhe përreth centralit.

Autoritetet ukrainase deklarojnë se trupat ruse po e shfrytëzojnë centralin si mburojë, nga ku të mund të bombardojnë qytezat e Nikopolit dhe Marhanezit në anën tjetër të rezervuarit të Dnipros, pasi dihet që forcat ukrainase do të ngurronin të hapnin zjarr drejt një impianti aq të rrezikshëm,

Infrastruktura e centralit është goditur ede më herët, përfshi edhe një zonë për depozitimin mbetjeve bërthamore të centralit. Ekspertët bërthamorë po e vëzhgojnë nga afër situatën dhe kanë deklaruar se deri më tani nuk është konstatuar radio-aktivitet i shtuar në zonë.

/u.sh/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like