UKRAINË – Shkarkohet komandanti i përgjithshëm Zaluzhnyi

by admin
Spread the love

KIEV, 8 shkurt /ATSH-DPA/ – Komandanti i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, Valerii Zaluzhnyi është liruar nga detyra e tij, njoftoi sot presidenti Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij të mbrëmjes.

Gjeneralkoloneli Oleksandr Syrskyi, komandanti aktual i forcave tokësore të Ukrainës, u emërua si pasardhës i tij.

Zelensky tha se ai ishte takuar më parë me oficerin e tij të lartë ushtarak.

“E falënderova për dy vitet e mbrojtjes”, shkroi Zelensky në media sociale.

“Ne biseduam për nevojat e forcave të armatosura të Ukrainës, dhe se si mund të modernizohet udhëheqja e ushtrisë”, tha ai.

Zelensky tha se ai i kishte ofruar Zaluzhnyi të vazhdonte të ishte pjesë e ekipit.

Që nga fundi i vitit të kaluar, ka pasur raporte në rritje për një luftë për pushtet midis Zaluzhnyi dhe Zelensky.

Sipas medieve të ndryshme, kreu i shtetit ukrainas kishte planifikuar të zëvendësonte gjeneralin javën e kaluar, por fillimisht nuk ishte në gjendje ta shtynte këtë.

50-vjeçari Zaluzhnyi u bë komandant i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase disa muaj para pushtimit rus në shkurt 2022.

Nën komandën e tij, trupat ukrainase parandaluan një pushtim të plotë dhe më vonë rimorën disa territore të pushtuara.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like