Ukrainë – Pseudoadministrata proruse e Hersonit fillon eksportet e grurit në Rusi

by admin
Spread the love

Kiril Stremousov, përfaqësues i Moskës në qytet-portin jugor, deklaroi për agjencinë ruse të lajmeve “TASS” se të korrat dimërore kanë filluar në rajon.

Pasi bëri me dije se në qytet ka sasi të konsiderueshme drithërash, Kiril Stremousov vijoi me këto fjalë: “Ne kemi një vend për të depozituar drithin, por ka një sasi të madhe drithi. Njerëzit tani kanë filluar të eksportojnë grurë te blerësit në Rusi.”

Ai nënvizoi gjithashtu se do të transportojnë farat e lulediellit nga rajoni në objektet e përpunimit në Rusi.

Zyrtarët perëndimorë dhe rusë po paralajmërojnë për një krizë globale ushqimore për shkak të luftës që filloi më 24 shkurt (2022) në Ukrainë dhe sanksioneve.

Si eksportues të rëndësishëm të drithërave në nivel global, Rusia dhe Ukraina kishin një pjesë prej afërsisht 30% në eksportet botërore të grurit vitin e kaluar.

Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, ka shprehur gatishmërinë e vendit të tij për eksporte të papenguara të drithit duke përfshirë eksportin e drithit ukrainas nga portet e Detit të Zi, por me kusht që të hiqen sanksionet përkatëse kundër Moskës.

You may also like