UKRAINË – Ministrat e Jashtëm të vendeve nordike dhe baltike vizitojnë Kievin në shenjë solidariteti

by admin
Spread the love

KIEV, 28 nëntor /ATSH-DPA/-Shtatë ministra të Jashtëm nga shtetet nordike dhe baltike udhëtuan sot në Ukrainë në shenjë solidariteti me përpjekjet e vendit për të zmbrapsur pushtimin rus.

“Ne, ministrat e Jashtëm të Estonisë, Finlandës, Islandës, Letonisë, Lituanisë, Norvegjisë dhe Suedisë, jemi sot në Kiev në solidaritet të plotë me Ukrainën”, deklaruan disa kryediplomatë në Twitter.

“Pavarësisht bombardimeve të Rusisë dhe brutalitetit të saj barbar, Ukraina do të fitojë!”, thanë ata.

Sipas ministrit të Jashtëm të Estonisë, Urmas Reinsalu, vizita synon të dërgojë një mesazh solidariteti.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën ushtarakisht, ekonomikisht dhe politikisht,” tha ai.

Shtetet nordike dhe baltike bashkëpunojnë ngushtë në shumë fusha dhe koordinojnë rregullisht politika të caktuara.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like