UKRAINË – Kievi: Nuk ka pasur rritje të niveleve të rrezatimit në centralin bërthamor në Zaporizhia

by admin
Spread the love

MOSKË, 28 gusht /ATSH-DPA/- Nuk ka pasur rritje të niveleve të rrezatimit në centralin bërthamor në Zaporizhia pas bombardimeve të fundit rreth zonës së pushtuar nga Rusia, njoftuan sot autoritetet në Kiev dhe Moskë.

“Situata e rrezatimit mbetet normale”, tha Ministria ruse e Mbrojtjes në Moskë, duke i bërë jehonë një deklarate të ngjashme nga operatori bërthamor shtetëror ukrainas “Enerhoatom”.

Për javë të tëra, të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për bombardimin e kompleksit, duke rritur frikën për një katastrofë në centralin më të madh bërthamor në Evropë.

Moska tha sot se dje kishte pasur dy sulme të tjera artilerie. Njëra predhë goditi pranë reaktorit numër gjashtë, tjetra në një stacion pompimi që ofron ftohje.

Pretendimet në fushën e betejës të bëra nga Kievi dhe Moska nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.

“Pasi centrali bërthamor u shkëput përkohësisht nga rrjeti elektrik i Ukrainës të enjten pas një mbylljeje emergjente, dy njësi janë vendosur sërish në linjë”, sipas “Enerhoatom”.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakCOVID-19, MSHMS: 216 raste të reja në 24 orët e fundit

You may also like