UKRAINË – Dhjetë të vdekur dhe 55 të plagosur pas sulmeve ruse në Kherson

by admin
Spread the love

KIEV, 25 dhjetor /ATSH-DPA/- Dhjetë persona u vranë dhe 55 të tjerë u plagosën pas sulmeve ruse në qendër të qytetit ukrainas, Kherson, njoftoi sot guvernatori ushtarak, Yaroslav Yanushevych.

Trupat ukrainase morën përsëri kontrollin e Khersonit në vjeshtë, pasi forcat ruse u tërhoqën. Por, Rusia kontrollon pjesën më të madhe të rajonit dhe është një nga katër rajonet që Moska aneksoi në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Njoftimi i Yanushevych erdhi pasi nënkryetari i zyrës presidenciale, Kyrylo Tymoshenko, tha se shtatë persona kishin vdekur dhe 58 u plagosën, nga të cilët 18 kishin marrë plagë të rënda.

“Rusët kanë bombarduar sërish qendrën e qytetit. Shumë njerëz kanë vdekur, ndërtesat janë shkatërruar”, tha Timoshenko.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e dënoi sulmin si një krim tjetër nga Rusia.

Nuk ka asnjë objektiv ushtarak në zonë. Kjo është vrasje për hir të frikësimit dhe kënaqësisë. Bota duhet të shohë se çfarë të keqeje absolute po luftojmë”, tha Zelensky.

“Rusia ka shfaqur sinjale rreth një sulmi të mundshëm në Ukrainën veriore, nga territori i Bjellorusisë”, sipas Institutit Amerikan për Studimin e Luftës (ISW).

Ushtria ukrainase gjithashtu njoftoi të shtunën se Rusia kishte zhvendosur disa nga batalionet e saj në Ukrainën veriore.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like