Ukrainasit fundosin “Cezar Kunikovin” – Shqip

by admin
Spread the love

E dyta anije e madhe luftarake ruse që sulmohet në Detin e Zi

Ukrainasit i fundosin rusëve një anije të madhe luftarake në Detin e Zi. Cezar Kunikovin, një anije amfibe e epokës sovjetike që shfaqet edhe në këtë filmim në momentin kur një shpërthim i madh ndodh në bordin e saj.

Sulmi ndodhi në brigjet jugore të Krimesë, pranë qytezës Haspra. Filmimi u publikua nga Drejtoria e Zbulimit Ukrainas që tha se anija u fundos nga një sulm ukrainas me dronë detarë. Rusët deri më tani nuk kanë bërë asnjë koment për ngjarjen, por pamjet satelitore tregojnë se flota ruse nuk është më në pozicion pas sulmit.

Nëse konfirmohet, kjo nuk është hera e dytë që ukrainasit fundosin anije të rëndësishmetë flotës detare ruse të Detit të Zi, pas fundosjes Dhjetorin e kaluar të anijes Novoçerkask.

Ky është sulmi i parë i madh që kryet vetëm pak ditë pas emërimit të shefit të ri të shtabit, Gjeneralit Oleksandër Sirski. Kievi po përpiqet të ashpërsojë luftën kundër rusëve, teksa po përballet me mungesën e ndihmave ushtarake dhe financiare nga perëndimi por edhe me mungesën e rekrutëve në vend.

Tv Klan

You may also like