Ukraina në Gjykatën Botërore: Merrni masa, Rusia po përdor gjenocidin si pretekst

by admin
Spread the love

Ukraina i ka thënë gjykatës më të lartë të OKB-së në Hagë se Rusia po zhvillon një luftë kundër saj “në emër të një gënjeshtre të tmerrshme”, parandalimin e një gjenocidi të supozuar.

“Komuniteti ndërkombëtar miratoi konventën e gjenocidit për të mbrojtur, Rusia thërret konventën e gjenocidit për ta shkatërruar”– duke kthyer përmbys gjithçka, u tha gjyqtarëve përfaqësuesi i Ukrainës Anton Korynevych.

Ai i bëri thirrje Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të vendosë, pasi ka juridiksionin për të dëgjuar plotësisht çështjen dhe përfundimisht Rusia duhet të paguajë dëmshpërblime për pushtimin nën një pretekst të rremë.

Të hënën Rusia i kërkoi GJND-së, e njohur gjithashtu si Gjykata Botërore, të hedhë poshtë çështjen, duke i quajtur argumentet ligjore të Kievit “të meta në mënyrë të pashpresë”.

Ukraina ka thënë se nuk kishte rrezik gjenocidi në Ukrainën lindore, ku ajo ka luftuar forcat e mbështetura nga Rusia që nga viti 2014 dhe traktati i gjenocidit nuk lejon një pushtim për të ndaluar gjenocidin.


Top Channel

You may also like