Ukraina me avionë F-16, kërcënim bërthamor – Shqip

by admin
Spread the love

“Do të përgjigjemi me të njëjtën mënyrë”

Planet e disa vendeve të NATO-s për të furnizuar Ukrainën me avionë amerikanë F-16 që kapërcejnë shpejtësinë e zërit, alarmojnë Moskën. Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov paralajmëron se nëse Ukraina do të marrë avionë të tillë nga NATO, kjo do të konsiderohet si kërcënim bërthamor që vjen nga fqinji perëndimor. Ndaj dhe në një intervistë për një media ruse online, Lavrov tha se kundërpërgjigjja e Moskës do të jetë si në rastin kur armët bërthamore kërcënojnë territorin e saj.

“Gjatë operacioneve luftarake, ushtarakët tanë nuk do të analizojnë secilin avion, nëse ka kapacitet për të mbajtur armë bërthamore. Ne do ta konsiderojmë vetë faktin që forcat e armatosura të Ukrainës kanë sisteme të tilla si një kërcënim nga Perëndimi në sferën bërthamore”, tha Lavrov.

Avionët luftarakë amerikanë F-16 kanë kapacitetin për të transportuar dhe hedhur bomba bërthamore. Presidenti rus Vladimir Putin e ka shprehur qartë më parë se Rusia do të godasë me raketa bërthamore, çdo vend prej të cilit i vjen një kërcënim bërthamor.

Nisma për dërgimin e avionëve F-16 është e Danimarkës dhe Holandës, të cilat kanë në plan ngritjen në Rumani të një qendre trajnimi për pilotët ukrainas, që do të nisë punën në Gusht. Por leja për dërgimin e tyre jepet nga Uashingtoni, që e sheh me skepticizëm këtë propozim.

Tv Klan

You may also like