Ukraina është duke e hetuar vrasjen e gazetarit amerikan, Brent Renaud

by admin
Spread the love

Prokurorja e përgjithshme e Ukrainës, Irina Venediktova, ka bërë të ditur se janë duke e hetuar rastin e vrasjes së gazetarit dhe ish-korrespondentit të New York Times, Brent Renaud.

Ajo, me anë të një postimi në Twitter, ka shkruar se trupi i pa jetë i të ndjerit është gjetur në një postbllok në Kiev.

“Ne po e hetojmë këtë krim dhe ata që e kanë kryer do të dalin para drejtësisë, por nuk do të jemi në gjendje t’ia kthejmë jetën një qytetari amerikan”,ka shkruar Venediktova.

Renaud është qëlluar sot për vdekje në qytetin Irpin jashtë Kievit, thotë policia.

Shefi i policisë së Kievit, Andriy Nebytov tha se ai ishte shënjestruar nga ushtarët rusë. Dy gazetarë të tjerë u plagosën dhe u dërguan në spital.

You may also like