Ukraina: Dronët rusë ranë në Rumani, Bukureshti e mohon

by admin
Spread the love

Ukraina tha se dronët rusë ranë dhe shpërthyen në territorin rumun gjatë natës, gjatë sulmeve në shkallë të gjerë në qytetin-port ukrainas të Izmailit.

“Sipas Shërbimit shtetëror të Rojeve Kufitare të Ukrainës, ‘Shahedët’ (lloj dronësh të prodhimit iranian) ranë dhe shpërthyen në territorin rumun natën, gjatë një sulmi masiv rus pranë portit të Izmailit”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko.

Por, Ministria e Mbrojtjes së Rumanisë mohoi këto pretendime. Kjo ministri tha se sulmi me dronë në infrastrukturën e portit të Izmailit nuk paraqiti kërcënim direkt ushtarak për Rumaninë, shtet anëtar të NATO-s.

Më herët gjatë të hënës, autoritetet ukrainase thanë se kanë rrëzuar 17 dronë rusë në rajonin e Odesës – ku gjendet porti i Izmailit -, disa prej të cilëve arritën të godisnin caqet.

Ukraina raportoi për dëme në infrastrukturën e portit të Izmailit, që gjendet në lumin Danub. Ky lum është shndërruar në rrugën kryesore prej nga po eksportohen drithërat ukrainase, pasi në korrik Rusia u tërhoq nga marrëveshja për eksportin e drithërave nga portet e Detit të Zi. /REL


Top Channel

You may also like