uji arriti në Taj Mahal – Shqip

by admin
Spread the love

Uji që derdhet nga lumi Yamuna, në shtetin verior të Uttarakhand në Indi, ka arritur në monumentin historik arkitekturor të Taj Mahal.

Zyrtarët thanë se uji nga lumi Yamuna, një degë e Ganges, ishte rritur në rreth 208 metra, duke arritur nivelin më të lartë.

Ndaj përmbytjet rrethuan Taj Mahalin, duke sjellë pamje që ngjajnë me përmbytjet aty ku ndodhet Xhamia e Plumbit të Shkodër, sa e sa herë nën ujë.

Ekspertët theksuan se përmbytjet janë të zakonshme në Indi, por ndryshimi i klimës po e përkeqëson situatën.

Rreth 150 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve në Indi, 34 prej tyre në 24 orët e fundit.

Departamenti Meteorologjik i Indisë tha më 16 korrik se një valë e fortë shiu e musonit jugperëndimor do të godasë shumë shtete. /tesheshi.com/

You may also like