​UEFA zbarkon në Shqipëri, mbledh drejtuesit e federatave

by admin
Spread the love

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të futbollit të Evropës Juglindore. Kjo mbledhje do të mbahet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në selinë qendrore të Federatës Shqiptare të Futbollit më 16 prill në ora 14:00–17:00.

Në këtë mbledhje, që organizohet në bashkëpunim të ngushtë me Federatën Shqiptare të Futbollit, do të diskutohen disa tema të rëndësishme të strategjisë së UEFA-s për zhvillimin e futbollit evropian.

Pjesë e mbledhjes do të jenë Presidentë dhe Sekretarë të Përgjithshëm të 11 federatave të futbollit të Evropës Juglindore: Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Qipro, Greqia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Sllovenia, Turqia dhe Shqipëria.

Kjo nuk është hera e parë që një mbledhje e UEFA-s do të zhvillohet në Shqipëri, pasi më parë FSHF ka mirëpritur dhe ka organizuar në “Shtëpinë e Futbollit” edhe mbledhjen e një prej organeve më të rëndësishme të UEFA-s, Komitetin “HatTrick”.

You may also like