UEFA ”gëzon” Strugën para ndeshjeve europiane

by admin
Spread the love

Struga Trim Lum edhe matematikisht ka siguruar Europën, me ç’rast për herë të dytë në histori do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garat ndërkombëtare, pas sezonit 2021/2022, kur struganët luajtën në Ligën e Konferencës përballë skuadrës letoneze të FK Liepaja.

Për më tepër këtë edicion gjasat janë shumë të mëdha  që Struga Trim Lum të shpallet për herë të parë kampion i Maqedonisë, ndërsa një lajm edhe më i mire ju vjen atyre nga UEFA.

Kjo e fundit ka licencuar stadiumin e qytetit të Ohrit, ashtu që ndeshjet europiane të edicionit të ri si vendas, skuadra e Struga Trim Lum do ti zhvillojë shumë pranë publikut strugan.

Duke pasur parasysh afërsinë me qytetin e Ohrit, Struga Trim Lum pritet të ketë një përkrahje të madhe në ndeshjet e Europës, aty ku shpresojë që këtë vit të kenë një aventurë më të gjatë se ajo debutuese në vitin 2022.

You may also like