UEFA Development U-16: Shqipëria e nis me fitore, përmbys në fund Irlandën

by admin
Spread the love

Shqipëria U16 ka mposhtur me rezultatin 2-1 me përmbysje Irlandën e Veriut, në duelin e parë të “UEFA Development U-16”.

Kuqezinjtë u befasuan në minutën e 15-të të ndeshjes, kur O’Hara ndëshkoi portierin korçar të Shqipërisë.

Skuadra e drejtuar nga Ervin Bulku u hodh në sulm dhe iu afrua golit me Sulejmanin, i cili u ndal nga portieri mik.

Këmbëngulja e Shqipërisë u shpërblye në fundin e pjesës së parë, kur Jordi Jaku gjeti rrugën e rrjetës.

Goli i fitores për kuqezinjtë erdhi në fundin e ndeshjes, kur Sulejmani ndëshkoi Irlandën e Veriut.

UEFA DEVELOPMENT U-16

Shqipëri – Irlandë e Veriut 2-1
Shënues:
45’ Jordi Jaku, 89’ Flavio Sulejmani / 15’ O’Hara

Shqipëria U-16: Amarildo Dervishaj, Albi Koleci, Adi Kurti, Egert Selmani (Frashëri 68’), Aljon Damini, Klaus Kashari (Krajka 57’), Jordi Jaku (Hajdari 86’), Glenis Belloj, John Jaku (Duro 68’), Ersi Bode (Bakiu), Flavio Sulejmani. Trajner: Ervin Bulku

Foto: fshf.org

You may also like