UEFA bën njoftimin e madh për rrugëtimin drejt Tiranës, dhuron 6 mijë bileta falas për finalen në “Air Albania“

by admin
Spread the love

Finalet e kompeticioneve europiane po afrojnë dhe UEFA ka vendosur të gëzojë tifozët. Organizata më e lartë e futbollit në Europë do të dhurojë bileta falas për klubet finaliste të Champions Legue-s, Europa League-s dhe Conference League-s.

Do të jenë në total 30 mijë bileta falas për tifozët, të cilat do të ndahen respektivisht: 10 mijë për Champions League (5 mijë për secilin klub finalist), 8 mijë për Europa League-n, 6 mijë për Coneference League-n dhe 6 mijë për Ëomen Champions League.

Kështu dy klubet që do të mbërrijnë deri në finalen e madhe në Tiranë do të kenë nga 3 mijë bileta secili në dispozicion për të shpërblyer tifozët e tyre më besnik.

Pra në total 6 mijë bileta në “Air Albania” janë dhuratë e UEFA-s për tifozët e skuadrave që do të mbërrijnë në finale.

E gjitha kjo bëhet si një shenjë shpërblimi për mbështetjen një tifozët kanë dhënë gjatë kësaj periudhe krize për shkak të Covid-19.

You may also like