Uashingtoni shprehu kënaqësinë për takimin Erdogan-Herzog në Ankara

by admin
Spread the love

Linda Thomas-Greenfield, përfaqësuese e përhershme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB tha se kanë pritur me kënaqësi takimin e Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe Presidentit të Izraelit Isaac Herzog.

Thomas-Greenfield, në konferencën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, shprehu se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të kënaqura për zgjerimin dhe normalizimin e marrëdhënieve të Izraelit me fqinjët e tij.

“Ne mirëpresim takimin midis presidentit turk Erdogan dhe presidentit izraelit Herzog në Ankara”, tha përfaqësuese e përhershme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB, duke shtuar se këto vizita mund të jenë një shenjë e vullnetit të mirë, të ndërtojnë besimin e ndërsjellë dhe të krijojnë siguri dhe prosperitet (në rajon).  

Presidenti izraelit Isaac Herzog bëri një vizitë zyrtare në kryeqytetin Ankara më 9 mars.

 

You may also like