UASHINGTON – Zelensky në vizitë zyrtare në Shtëpinë e Bardhë

by admin
Spread the love



UASHINGTON, 12 dhjetor /ATSH-DPA/ – Presidenti i SHBA Joe Biden do të presë sot në Shtëpinë e Bardhë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në një përpjekje për të shtyrë Kongresin për t’i dhënë fund bllokimit për miratimin e ndihmës së mëtejshme ushtarake për Kievin.

Biden e ftoi Zelenskyn në Uashington për të nënvizuar angazhimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për të mbështetur popullin ukrainas ndërsa ata mbrohen nga pushtimi brutal i Rusisë”, njoftoi paraprakisht Shtëpia e Bardhë.

Në deklaratë thuhet se liderët duhet të diskutojnë “nevojat urgjente të Ukrainës dhe rëndësinë jetike të mbështetjes së vazhdueshme të SHBA-së në këtë kohë kritike”.

Zelensky planifikon të takohet me anëtarët e Kongresit, duke përfshirë kryetarin republikan të Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson.

Kjo është vizita e tretë e Zelenskit në Uashington që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia.

Zelensky e nisi vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara duke u takuar me sekretarin e Mbrojtjes Lloyd Austin, i cili ripohoi angazhimin e vendit të tij për të mbështetur Ukrainën në zmbrapsjen e pushtimit rus./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakKolë Idromeno, artisti poliedrik që i dha Shkodrës aromë evropiane


You may also like